MOSKË- Parlamenti rus vendosi të hetojë televizionet amerikane që operojnë në Rusi si CNN, “Radio Liberty” dhe “Voice of America”. Lajmi u bë i ditur sot nga gazeta qeveritare “Rossijskaja Gaseta”.

Komiteti i politikave mbi informacionin në Duma, dhoma e ulët e Parlamentit rus, do të vendosë nëse aktiviteti i këtyre televizioneve është konform me ligjet ruse, thuhet në këtë raport.

“Ky është reagimi i Duma-s pasi politikanë amerikane akuzuan median ruse, si ‘Russia Today’ se po ndërhyn në çështjet e SHBA-së”, thotë Konstantin Satulin, një anëtar i Parlamentit nga partia qeverisës Rusia e Bashkuar.

Shërbimet sekrete amerikane kanë akuzuar Rusinë se është përpjekur të influencojë votimet presidenciale në SHBA në favor të Donald Trump.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: