Milot Rashica për herë të parë ka fituar një titull me Vitesse dhe njëkohësisht ka shkruar emrin në librin e artë të Kupës së Holandës. Jo pak meritë kishte edhe Miloti që dha asistin e golit të parë për të lënë shenjë në Kupën e parë të historisë 125 vjeçare të klubit të Eredivise.

Pas takimit, mesfushori postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej me kupën në dorë si dhe me flamurin e Kosvës bashkangjitur me të Shqipërisë në supe.
altin-lala-470x543
Menjëherë vërshuan urimet ku nuk mund të mungonte edhe menaxheri i tij, Altin Lala, i cili në “Instagram” ka shpërndarë fotone festimit të mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës. Edhe ish-kapiteni i Kombëtares ka marrë urime për këtë sukses nga Erjon Bogdani.
lala-bogdani
“Urime edhe t’i capitano”, ishin fjalët e Bogdanit, që kanë marrë shpejt një përgjigje nëpërmjet batutës së Lalës “nuk e dhashë unë asistin”, duke iu referuar aksionit të Rashicës nga i cili lindi goli i avantazhit të Viteses në suksesin 2-0 ndaj AZ Alkmar në finale.

“Kur luaje futboll i jepje me pasa kurse tani i jep me fjalë, urime edhe ti”, ishte shpjegimi i Bogdanit, duke i dhënë pjesë të meritës së suksesit të Rashicës edhe Lalës, që ndihmoi futbollistin në fillimet e tij dhe mundësoi transferimin te Vitese.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb