Jemi mësuar shpesh që në stadiumet tona të ketë ngjarje të çuditshme që nuk kanë të bëjnë shumë me fushën e lojës, por ajo që ka ndodhur dje në takimin Teuta-Flamurtari i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Një tifoz, para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, është parë të qëndrojë në shkallët e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e një deleje, raporton “panorama sport”.
18253770_10211142265344632_1564639773_n-470x264
Ajo jo vetëm që nuk shqetësohej nga rrëmuja rreth e rrotull, por shpesh edhe kthente sytë nga fusha e gjelbër e stadiumit, me siguri jo për të parë lojën.
Një pamje që ka befasuar dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
18260771_10211141618608464_1721704221_o-470x275
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb