MAQEDONI- Në rrjetin social Facebook është përhapur një profil me emrin Kosta Delov i cili është shprehur krenar për rrahjen brutale që ka ushtruar ndaj liderit të LRPDSh-së, Ziadin Selës.

Por, kjo deklaratë në Facebook e një dhunuesi gjakftohtë që ndjen kënaqësi nga ky akt i tmerrshëm ka tmerruar opinionin publik.

“Ndjenjë e papërshkruar kur e godisja brutalisht Ziadin Selën me grushta në kokë. Shtriju poshtë shkërdh…të shqiptare”, ka shkruar Kosta Delov si i dyshuari kryesor për rrahjen e Selës dhe Zoran Zaevit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: