Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Topalli thotë se kjo do të ishte një “goditje fatale” për një vend, ku 56% e popullsisë duan të ikin.

Ish-deputetja thotë se këtë ajo e ka paralajmëruar edhe më herët në parlament duke theksuar rritjen e krimit dhe drogës si shkaktarët kryesorë.

Statusi i Topallit

Policia Holandeze kerkon kthimin e vizave per shqiptaret.

Sot ne te gjitha mediat eshte shperndare lajmi i kerkeses se Policise Holandeze per kthim te vizave per shqiptaret.

Ky lajm vjen brenda nje muaji, kur Franca terhoqi vemendjen dhe thirri Ministrin e jashtem Shqiptar per te njejten ceshtje.

Kur ne parlament kam paralajmeruar se
rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje.
Sot liria e levizjes eshte me e kercenuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” per nje vend ne deshperim, ku 56% e popullsise duan te ikin, sepse nuk shohin perspektive ne token e tyre.
Heqja e vizave ishte nje nder arritjet me te medha te kohes. Ishte endrra e nje populli te izoluar ne dekada.
Lajmi per rrezikun e kthimit te regjimit te vizave eshte i zi.
Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb