Real Madrid është kualifikuar për në gjysmëfinale të Champions League duke mposhtur Bayern Munchen në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë. Por, përveç fitores dhe kualifikimit të Real Madrid në gjysëmfinalet e Champions League është kontestuar shumë edhe arbitrimi i ndeshjes në favor të Real Madrid, nga ku ka pasur polemika të shumta pas përfundimit të ndeshjes.
Moviola tregon se arbitri hungarez ka gabuar në katër momente kyç të takimit, të cilat përcaktuan edhe ecurinë dhe rezultatin final të ndeshjes. Edhe pse gjyqtari akuzohet për favorizim të madrilenëve, gabimi i parë i tij është  favor të bavarezëve, pasi në aksionin e autogolit të Sergio Ramos duhej ndërprerë loja për një pozicion jashtë loje të Thomas Muller.
1492556447_bay
Gabimi i dytë është në minutën e 84-të, ku arbitri i ndeshjes, Kassai  ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Arturo Vidal pa pasur asnjë kontakt me lojtarin e Real Madrid. Ky moment ishte deçiziv për ndeshjen pasi epërsia numerike në fushë i dha një shtysë më shumë Realit për të kërkuar golin e barazimit. Moviola tregon qartë se ndërhyrja e Vidal ishte e pastër dhe nuk duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë.
https://www.dailymotion.com/video/x5is25o_arturo-vidal-red-card-hd-real-madrid-1-2-bayern-munich-18-04-2017-hd_sport
Screenshot_2
Por “gafat” e Kassait nuk ndalen këtu, moviola tregon qartë se të dy golat e portugezit Ronaldo, që sollën edhe përmbysjen e rezultatit, nga 1-2 në 3-2, ishin në pozicion jashtë loje, sidomos goli i barazimit, i minutës së 105-të, ku ylli portugez ishte një metër në pozicion jashtë loje, por gjyqtari Kassai e akordoi golin si të rregullt.
Nga video duket qartë se goli i barazimit për 2-2 nga Ronaldo ishte në pozicion jashtë loje:

c9uuliuxkailksy
Goli i tretë i Realit nga Ronaldo, nga fotoja më poshtë duket qartë në pozicion jashtë loje.
14925563890505
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb