Georgina Rodriguez po pret fëmijën e parë me të dashurin e saj futbollist Cristiano Ronaldo. Dje Real Madrid dhuroi një tjetër ndeshje spektakolare përballë Barcelonës, duke fituar SuperKupën, por kjo pak duket se i interesonte Georgina-s, e cila dukej e mërzitur në shkallët e stadiumit bashkë me Ronaldon.

Bukuroshja 23-vjeçare duket se shkoi me zorr për hir të të dashurit të saj, por duket që nuk ishte e interesuar aspak për atë që ndodhte në fushën e blertë.

Ylli portugez nuk mundi të ishte i pranishëm në ndeshje për shkak të pezullimit që ka marrë me 5 ndeshje pasi shtyu arbitrin në ndeshjen e parë të SupërKupës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb