Real Madrid ka shkruar një kapitull të ri në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër, “Uefa Champions League”. Madrilenët kanë fituar trofeun e 12 në historinë e klubit duke mundur italianët e Juventusit me rezultatin 4-1 në “Millenium Stadium” të Uellsit.

I pari që zhbllokoi shifrat ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 20-të ndërsa Manxhukiç pa kaluar shumë minuta nga goli i portugezit riktheu përkohësisht baraspeshën me një supergol. Por me të njëjtën mënyrë do ia kthente Casemiro në pjesën e dytë duke çuar galatkikët edhe një herë në avantazh.

All Goals & highlights – Juventus 1-4 Real… by goalsarena2017
Kur pritej një reagim nga bardhezinjtë, Ronaldo shënon golin e tretë në minutën e 64-ër duke hedhur në tapet kampionët e Italisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Asensio pak para përfundimit do realizonte golin e katërt për të stampuar shifrat përfundimtare.

Me trofeun e fituar, “galaktikët” vendosin disa rekorde që ndoshta do të duhen dekada për t’i thyer. Spanjollët bëhen e para skuadër që fiton për herë të dytë radhazi “Champions League” qëkur ky kompeticion mori këtë emër. Ndërsa në katër vitet e fundit kanë bërë të tyre 3 trofe me “veshë të mëdhenj”.

Fatkeqësisht për Juventusin kjo ishte finalja e 7-të e humbur në historinë e tyre në 9-të të tilla gjithsej, ndërkohë që vetëm 2 janë të fituara.

Skuadra e dytë me më shumi trofe është Milani me 7-tw tituj të fituar.

Zinedin Zidan-Real Madrid: Keylor Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Ronaldo, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Modriç, Isco.

Allegri-Juventus: Gianluigi Buffon (GK)(C), Giorgio Chiellini, Miralem Pjanić,Sami Khedira, Gonzalo Higuaín, Alex Sandro, Andrea Barzagli, Mario Mandžukić, Leonardo Bonucci, Paulo Dybala, Dani Alves.

Me formacionet e hedhura në fushë, “zonja e vjetër” ka përmbush parashikimet që janë bërë gjatë javës ndërsa Real Madrid e starton finalen pa Garreth Bale, uellsianin e vetëm të dy ekipeve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb