Eros Grezda, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar një supergol në takimin që skuadra e tij Lokomotiva luajti kundër Dinamos së Zagrebit.
Pavarësisht se talenti i ri realizoi një gol të rrallë, kjo nuk i mjaftoi Lokomotivës që nuk mundi ta ruante avantazhin e fituar falë golit të shqiptarit në minutën e 5-të të takimit.

Kryesuesit e ligës së parë kroate, Dinamo e Zagrebit, përmbysën gjithçka me dy penallti të Armin Hoxhiç në minutat 29’ dhe 67’.

Për Grezdën, i cili sot u zëvendësua në minutën e 60-të, ky ishte goli i pestë në 22 ndeshje kampionati këtë sezon. Ndërkohë, Amir Rrahmani dhe Endri Çekiçi ishin në fushë 90 minuta.

Pas kësaj disfate Lokomotiva mbetet e shtata me 29 pikë, pa rrezik për të rënë nga kategoria.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb