Notari spanjoll, Fernando Alvarez, nuk ka pranuar të marrë pjesë në garën e 200 metrave në Botërorin Masters që po zhvillohet në Budapest.

Në momentin që është dëgjuar sinjali për nisjen e garës, notari spanjoll nuk është hedhur në pishinë, por ka qëndruar në këmbë, pa lëvizur. Fernando Alvarez ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi në Barcelonë pak ditë më parë.

Ai i kishte kërkuar Federatës Botërore të Notit që të mbahej një minutë heshtje para garës, por kishte marrë përgjigje negative. Për këtë arsye, notari spanjoll ka marrë përsipër të mos hyjë në garë dhe të respektojë ndjenjat humane duke mbajtur një minutë heshtje për 14 jetët që u shuan në Barcelonë pas një sulmi terrorist. Gjesti i tij është mirëpritur nga të gjithë në rrjetet sociale, duke e konsideruar Alvarez një njeri me zemër të madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb