Zv/kryeministrja Ledina Mandija ka reaguar për Elez Gjozën duke thënë se Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim të shpejtë.

“Prokuroria të hetojë kallëzimin e policisë për Elez Gjozën. Të merren sa më shpejt masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit” tha Mandija

Deklarata e plotë 

Deklaratë e Zv/Kryeministres: I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilloj një hetim të shpejtë ndaj kallëzimit të Policisë së Shtetit për administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2

9 qershor 2017

Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit të këtij viti.

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar në lidhje me procedurat e filluara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit

Hetimi i policisë

Policia e Tiranës ngriti një sërë akuzash penale për administratorin e njësisë nr. 2, Elez Gjoza i LSI-së se ka regjistruar banorë në mënyrë fiktive dhe ka marrë pjesë në fushatë. Policia gjithashtu i kërkoi Prokurorisë të hetojë dhe dënojë Gjuzën.

Elez Gjoza tha se kjo është tendencë e Policisë së Shtetit që drejtohet nga PS të minojë punën e tij. Sipas tij, çështja e regjistrimit të banorëve është hetuar një herë nga prokuroria në 2013 dhe nuk janë gjetur shkelje. Më pas ai hodhi një lum akuzash ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb