Nezihat Stermasi, bashkëshortja e Selman Stërmasit, edhe pse sot është 97 vjeç, e të njëjtës ditëlindje me Sport Klub Tiranën, tregon se shtëpia e tyre ishte selia e parë nga ku drejtohej klubi bardheblu.

“Këtu vinin të gjithë lojtarët e Vllaznisë, Korçës, Vlonës. Unë gatuaja për 10-20 veta, që i sillte Stërmasi, se kjo dhomë ishte si han. Flinin, hanin dhe më pas të nesërmen shkonin për të luajtur”, shprehet Nezihat Stërmasi.

Ka qenë gjthçka për familjen Stërmasi, skuadra bardheblu, deri kur politika Selmanin e hoqi nga drejtimi dhe shkak ishte ndryshimi i emrit nga Sport Klub Tirana, në 17-Nëntori, një emër i papranueshëm për të.

“E gjeta në shtëpi, qante si fëmijë e thoshte, çfarë bëra, përse me hoqën”, kujton bashkëshortja e Selman Stërmasit.

Pyetjes nëse ‘Selmani të donte më shumë ty apo Tironën?’, Nezihati i përgjigjet: “Tironën…Tironën…”!/ tch

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb