Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi nuk i ka fshehur asnjëherë bindjet e tij politike edhe në emisione dhe intervista të ndryshme, ndërsa shpesh është bërë edhe ‘stres’ i policisë shqiptare.

Së fundmi Stresi ka publikuar një video në “Instagram” teksa i është bashkuar protestës së opozitës tek çadra e ngritur para godinës së Kryeministrisë.

Në video, shihet Stresi shihet duke u përqafuar me kreun e PD, ndërsa shkruan se nuk do e harrojë këshillën që i ka dhënë Basha.


“Kauza Jone ti shporrim ndyrësirat njeher e mire. Liria Nuk Esht Loje Por Nevoje Këshillën nuk e harroj. I Nderuar Kryetar Nuk Do Ju Japim Asnje Shkas !!!”-shkruan Stresi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb