Një postim në “Facebook” i kryeministrit, Edi Rama ku e cilësonte si një lajm të mirë vendimin e Gjykatës që dënonte për shpifje ndaj Tahirit, deputetin demokat, Edi Paloka është bërë shkak për replika të forta mes shefit të qeverisë dhe ndjekësve të tij në “Facebook”.

Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI: O Rame per denime me gjoba ju paguni milionat e eurove se i keni xhepat plot, burg Rame burg atehere e meriton prap voten se po vazhdut kshu skeni gjo n terezi
EDI RAMA: Ervin Cela milionat e eurove ne xhepa shko tregoja ndonje tjetri, jo ketu, more vesh a jo? Dhe sa per burgun, une nuk jam as prokuror as gjykates dhe Pallati i Drejtesise se Re nuk ndertohet me komente ne facebook, po gur pas guri mbi themelin e Vetingut! Keshtu qe s’ta kam une fajin as ty dhe as kujtdo tjeter qe cerekshekulli nuk u be shtet e as drejtesi, po rrumpalle! Une pergjigjem per 44 muajt e fundit ku kemi bere reforma qe po te ishin bere 24 vjet me pare do ishim duke bere biseda te tjera sot… Shendet e durim dhe voto PS se s’ka asnje garant tjeter per te luftuar per Shqiperine qe do?
KOMENTUESI: Pse o zot nuk ua merr shpirtin te gjithve politikaneve shqiptare te majte dhe te djathte. Shpresoj qe te gjith te vdisni shpejt e shpejt se keti populli I keni marr shpirtin avash avash. Amen ??? pse o zoti ke krijuar nje tufe delesh qe e kuptojn nga po vjen ujku dhe perseri shkojn ne drejtim te tij. Pse ? ?? Pse terroristat vrasin njerez te pafajshem nuk vrasin politikanet ??? Pse ?????? ishalla zoti u jep drejtim gjonave se as edi dhe as luli nuk do i japin kurr as ato dy fisderrat Iliri me Saliun
EDI RAMA: Bruins, lere zotin rehat dhe ushqe mendjen me lexime, se qenke shume rende?
rama koment
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb