Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar sëbashku në një resort turk në Stamboll të quajtur “Sunset Grill & Bar”. Një foto e tyre është publikuar nga vetë hoteli në faqen zyrtare të Instagram.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë,” shkruhet në faqen e Instagram të resortit turk.

Foto është bërë gjatë vizitës së kreyministrit Rama në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës, ku u takua dhe me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdgoan.

Kryeministri Rama ishte dje i pranishëm në Samitin e Triestes për Ballkanin Perëndimor, ku u takua me liderët europianë, Merkel, Macron, Gentiloni.

Ditën e djeshme ai mori dhe vlerësime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se “me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria ka bërë progres”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb