FRANCË-Pas sulmit në Nice ku mbetën të vdekur të paktën 80 persona Përkrahësit e Shtetit Islamik kanë shprehur gëzimin e tyre në rrjetet sociale.
‘Numri i të vrarëve i të pafeve dhe të krishterëve francezë ka arritur në 62… Allahu është i madh, Allahu është i madh”- thuhet në një postim në Twitter nga një militant i ISIS, raporton Reuters.
Ndërkohë burime nga policia kanë thënë për agjencinë e lajmeve AFP se personi i dyshuar që drejtonte kamionin që u fut n turmën e njerëzve duke i shtypur është një 30 vjeçar francezo-tunizian.
(d.d/BalkanWeb)