TIRANE– Akademiku Rexhep Qosja ka zhvilluar një vizitë në familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli. Qosja është shprehur se veprat e Agollit janë vlera të mëdha për lexuesit.

Gjithashtu akademiku Rexhep Qosja tha se Dritëro Agolli ishte një njeri i thjeshtë që e shkroi jetën e tij pa tjetërsuar. Ndërkohë bashkëshortja e të ndjerit, Sadije Agolli u shpreh se një nga dëshirat e tij ishte të takonte Rexhep Qosen.

Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli u nda nga jeta para pak kohësh në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë. 13 vite të jetës i ka kaluar në këtë fshat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb