TIRANE– Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, gjatw ditw sw sotme u zhvillua një takim i Drejtuesve të Lartë të Policisë së Shtetit me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako informoi përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë, mbi veprimtarinë e Policisë së Shtetit për tre mujorin e parë të vitit 2017, si dhe mbi masat e marra për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe të trafikimit të bimëve narkotike.

Ky takim u zhvillua në kuadër të iniciativës ”Për informimin e institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave homologe mbi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, terrorizmit, krimeve ndërkufitare dhe garantimin e sigurisë publike” dhe përfshiu periudhën raportuese Janar-Mars 2017.

Gjatë fjalës së tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka falënderuar të gjitha Misionet policore që asistojnë punën e Policisë Shqiptare për kontributin e tyre në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe gjithashtu ka theksuar se prioritetet dhe objektivat për vitin 2017 janë në përputhje të plotë me direktivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë Shqiptare duke intensifikuar luftën e përbashkët ndaj çdo veprimtarie të paligjshme në vend, ku prioritet kryesor është parandalimi i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato ka bërë prezent masat e marra nga Policia e Shtetit në zbatim të Plan-Veprimit Kombëtar për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkoitke, për goditjen dhe shkatërrimin e grupeve kriminale apo organizatave kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe për reduktimin në maksimum të përdorimit të lëndëve narkotike.

Përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë, gjatë fjalës së tyre kanë theksuar se standarti i vendosur vitin e kaluar dhe këtë vit për të komunikuar dhe për tu informuar është shumë i rëndësishëm dhe i shërben rritjes së besueshmërisë dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policive partnere.

Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako:

“Mirëdita të gjithëve dhe mirë se keni ardhur.

Me një falenderim të madh për pjesëmarrjen, por dhe për gatishmërinë që keni treguar për të qenë sot në këtë takim të radhës.

Sikur jeni në dijeni mbi bazën e planifikimit të bërë për takimin periodik të buletinit të punës së Policisë së Shtetit të bashkëpunimit dhe të ndërveprimit, sot organizojmë takimin e radhës mbi një raportim të punës së bërë nga Policia dhe bashkëpunimi nga muaji Janar deri në muajin Mars.

Edhe një herë gjej rastin të falënderoj që të gjithë partnerët, që të gjitha misionet, që të gjithë ju personalisht por edhe bashkëpunëtorët tuaj për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit gjatë këtyre muajve.

Mbi bazën e analizave të bëra por edhe konkluzioneve të nxjerra në punën e vitit 2016, Policia e Shtetit nxori objektivat kryesore dhe prioritetet për vitin 2017.

“Dhe natyrisht që disa nga prioritetet bazë dhe më të rëndësishmet vazhdojnë të mbeten lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, antiterrorit”.

Në planin e veprimit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit por edhe në planet konkrete të masave të strukturave Qendrore dhe Vendore janë parashikuar detyra specifike për realizimin me sukses te këtyre objektivave.

“Në përputhje të plotë dhe me direktivat dhe objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë Shqiptare është organizuar gjithçka në lidhje me zbatimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër kanabisit.

Sikur mund të jeni në dijeni pjesa më kryesore e këtij plan-veprimi ose e kësaj strategjie konsiston jo vetëm në luftën kundër kultivimit ose subjekteve që merren me kultivimin por edhe për trafikimin.

Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të rritjes së intesitetit për luftën kundër kultivimit në mënyrë të veçantë por edhe të trafikimit .

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se këtë vit plani i veprimit ose synimi që ka Qeveria Shqiptare është minizimi në maksimum i fenomenit të kultivimit duke angazhuar dhe duke vënë në lëvizje të plotë të gjitha institucionet në vend.

Vetë Policia e ka filluar punën, që në fillim të vitit me të gjitha kapacitetet e veta kontrolluese dhe investiguese. Për këtë qëllim jemi të vendosur për të bërë maksimumin dhe kemi kërkuar dhe mbështetjen dhe suportimin e të gjitha kapaciteteve të partnerëve dhe të misioneve tuaja.

Kemi vazhduar kontaktet dhe takimet dhe jemi në rrugë të mbarë besoj në përshpejtimin të monitorimit nëpërmjet misionit të Interforzës dhe të Guardia di Fi

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO informoi përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë, mbi veprimtarinë e Policisë së Shtetit për tre mujorin e parë të vitit 2017, si dhe mbi masat e marra për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe të trafikimit të bimëve narkotike.

Më datë 26.04.2017 në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit u zhvillua një takim i Drejtuesve të Lartë të Policisë së Shtetit me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të iniciativës ”Për informimin e institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave homologe mbi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, terrorizmit, krimeve ndërkufitare dhe garantimin e sigurisë publike” dhe përfshiu periudhën raportuese Janar-Mars 2017.

Gjatë fjalës së tij Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako ka falenderuar të gjitha Misionet policore që asitojnë punën e Policisë Shqiptare për kontributin e tyre në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe gjithashtu ka theksuar se prioritetet dhe objektivat për vitin 2017 janë në përputhje të plotë me direktivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë Shqiptare duke intesifikuar luftën e përbashkët ndaj çdo veprimtarie të paligjshme në vend, ku prioritet kryesor është parandalimi i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato ka bërë prezent masat e marra nga Policia e Shtetit në zbatim të Plan-Veprimit Kombëtar për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkoitke, për goditjen dhe shkatërrimin e grupeve kriminale apo organizatave kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe për reduktimin në maksimum të përdorimit të lëndëve narkotike.

Përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë, gjatë fjalës së tyre kanë theksuar se standarti i vendosur vitin e kaluar dhe këtë vit për të komunikuar dhe për tu informuar është shumë i rëndësishëm dhe i shërben rritjes së besueshmërisë dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policive partnere.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: