GJIROKASTER– Është riaktivizuar vatra e zjarrit pranë Viroit në Malin e Gjerë në Gjirokastër, ndërsa janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre e kullota.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është shfaqur pranë ‘Ujit të Ftohtë’ në Tepelenë, ku edhe këtu zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: