TEPELENE- Zjarri i përmasave të mëdha që ‘mbërtheu’ dje Tepelenën është riaktivizuar sërish, ndërsa 30 banesa rrezikojnë nga flakët.

Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë marrë flakë pishat, ndërsa era favorizon përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar. Raportohet se nga zjarri rrezikohen Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti. Ndërkohë, për neutralizimin e zjarrit ka ndërhyrë edhe një helikopter.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Brikena Metaj për ‘BalkanWeb’ shihet se si flakët afrohen shumë pranë një banese dy katëshe. Gazetarja raporton se situata mbetet kritike, ndërsa banorët po tentojnë që të shuajnë me çdo mjet zjarrin.

Flakët e zjarrit nisën mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës, ndërsa u vendos nën kontroll pas mbërritjes së helikopterit nga Tirana në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje. Nga zjarri rrezikoheshin lagja ‘15 shtatori’, spitali dhe depot e ujit, të cilët ndodheshin rreth 500 metra afër vatrës së zjarrit.
helikopteri2

helikopetri

helikopteri21

helikopteri43

helikopteri
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: