LONDER – Të gjithë sytë ishin tek Rihanna. Këngëtarja e famshme njohet për zgjedhjet e saj të guximshme në tapetin e kuq, por kësaj here duket se ka shkruar shumë larg.

Pasi shkëlqeu e veshur me rozë në premierën e filmit “Valerian and the City of a Thousand Planets” në LA, ylli i muzikës ka tërhequr vëmendjen e veshur me të kuqe në premierën e filmit në Londër.

Këngëtarja ishte veshur me fustan të kuq, të gjatë dhe dekolte të tërësisht e hapur duke ekspozuar gjoksin.Fustani është dizenjuar nga Giambattista Valli në koleksionin e modës italiane për vjeshtë/dimër 2017 shkruan Daily Mail.

Gjithashtu një detaj shumë i rëndësishëm që nuk mundi të kalonte pa u vënë re ishte fustai i cili vinte shumë i ngushtë tek pjesa e dekolesë e më pas i derdhur deri në fund të këmbëve, duke fshehur në këtë mënyrë barkun dhe format trupore. Mos ndoshta 29-vjecari po fshihte ndonjë shtaatzëni?!

Kohët e fundit flitet se ylli i muzikës është shtatzënë me të dashurin e saj, sheikun Hassan Jameel. Por kjo gjë mbetet për t’u zbukuar në muajt në vazhdim.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb