SHBA-Këngëtare e suksesshme, artiste, modele, stiliste dhe tani një kasiere, por vetëm për një ditë.

Me rastin e pop-up store të Fenty x Puma, një dyqan i përkohshëm në Milk Studios të Los Angeles, për të prezantuar koleksionin e ri, Rihanna është vënë në rolin e kasieres.
Pas autografeve dhe fotove, Riri ka kaluar në anën tjetër të banakut duke tërhequr turmën e madhe të klientëve.
Duke bërë llogari dhe duke dhënë fatura, këngëtarja i ka dhënë një dorë shitëseve dhe shpërndarësve të cilët shesin firmën e saj.
(da.xha/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: