KRUJE– Një shpërthim me lëndë plasëse e dyshuar eksploziv ka ndodhur gjatë natës në pjesën hyrëse të një lokali në Krujë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:23 në një bar restorant në pronësi të M.V. 41 vjeç. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:
Më datë 24.06.2017, rreth orës 00:23 Policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar- Restorant në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët antieksploziv.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: