Të rikthehet në vendlindje dhe aq më shumë në një fushë nga ku nisi të ‘pushtojë’ futbollin me golat e tij, nuk është pak dhe Suarez këtë e ka përjetuar me shumë emocione.

Sulmuesi i Barcelonës së bashku me familjen udhëtuan në Uruguai në klubin ku ai nisi karrierën, Nacional, për të vizituar fushën e cila për nder të tij mban emrin Suarez. Ai u mallëngjye përballë turmës së grumbulluar në fushën Luis Alberto Suarez në kompleksin stërvitor të Nacional Los Cespedes në Montevideo.
nintchdbpict000333281467-e1498140412476
Suarez deklaroi: “Ndjesia është e ndërthurur mes emocioneve dhe gëzimit. Për një kohë të gjatë nuk kam mundur të vij, çdo kush do ta mirëkuptoj këtë, për shkak të një çështje kalendari, që është vështirë të bjerë në kompromis. Dëshiroja që fëmijët e mi të shikonin se nga vij unë, ku kam lindur si futbollist.”
nintchdbpict000333281712-e1498140353550
Ishte 16-të vjeç kur u bashkua me skuadrën e të rriturve, dy vite pasi ishte bërë pjesë e ekipeve zinxhir të klubit. Pas kësaj, në vitin 2006, gjatë udhëtimit për në Europë, kur jeta e tij ndryshoi, duke nisur me një transferim te klubi holandez, Groningen. Por pavarësisht suksesit të tij të jashtëzakonshëm, Suarez u tregua shumë egoist duke mos i treguar fëmijëve të pranishëm se si të mund të arrijnë në nivelet e tij.
nintchdbpict000333281576-e1498140592385
“Ndonëse do të përballen me kohëra të vështira, në moshën 13 vjeç, 14, 15, 18… në fakt në çdo moshë, djemtë duhet të kënaqen duke luajtur. Kurrë të mos dorëzohen. Nuk mund të dorëzohen për krenarinë e gjithsecilit prej tyre. E them këtë sepse kam kaluar shumë peripeci dhe këtu te Nacional më kanë trajtuar gjithmonë në mënyrë spektakolare. Jam i privilegjuar që të kem një fushë të emërtuar sipas emrit tim, i jam shumë mirënjohës Nacional-it”, deklaroi Suarez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: