Modeli Navigator që është lançuar për herë të parë më 1998, tani rikthehet me shumë ndryshime.

Lincoln ka nxjerrë një SUV me shtatë vende, të dedikuar edhe për rrugë të vështira, ndërsa është shumë luksoze.

Makina me strukturë të gjerë, ofron shumë komoditet, ndërsa nuk mungon as teknologjia e sofistikuar.

Në mesin e risive, krahas ekraneve gjigante, në brendësi ndodhen edhe gjashtë porta USB, si dhe një telefon special.

Me 3.5-litra V6 ky Navigator ka 450 kuajfuqi, që i mundësojnë të arrijë shpejtësi të lartë.

Mbi të gjitha, është vlerësuar ruajtja e forma të mëparshme, si dhe shtimi i luksit dhe aerodinamikës, përmes grillit dhe linjave të jashtme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb