Feynord arriti pas 18 vitesh të shpallet kampion në “Eredivisie” fundjavën e shkuar dhe kjo falë futbollistit Dirk Kuyt që shënoi të 3 golat në fitoren e thellë 3-1 kundër Heracles.
40579B6500000578-0-image-a-26_1495033424388
Holandezi shikon tashmë se në moshën 36-vjeçare ka arritur t’i kthejë lavdinë qytetit të Roterdamit dhe ky është momenti kur duhet të largohet si hero nga futbolli i luajtur. Sipas “Daily Mail” lojtari i cili në karrierën e tij ka veshur fanellat e ekipeve si Utrecht, Liverpul, Feynord e Fenerbahçse, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
07968411000005DC-4515322-image-a-29_1495034574914
“Gjatë gjithë karrierës time gjithmonë kam ndjekur zemrën në momentin që kam dashur të marr një vendim. Këtë kam bërë edhe këtë herë. E ndjej se ka ardhur koha e duhur për t’u tërhequr. Kalova dy sezone fantastike që kur vendosa të rikthehem te Feyenoord dhe titulli ishte një mrekulli”, deklaroi Kuyt për “BBC Sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: