TIRANE-Pas deklaratave të forta të ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta dje në mitingun e kësaj partie, se Rilindja vuante nga sëmundja e ‘Ebolës’, ka ardhur dhe përgjigja nga radhët e Partisë Socialiste.

Kështu, me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, deputeti Erjon Braçe ironizoi Metën, ndërsa theksoi se partia e te varfërve (LSI) dhe të varfrit e zyrave të bujqësisë, janë të zenë. Ai shkon edhe më tej, ndërsa shton se ‘një pjese po numërojnë paratë e ditës, të tjerët po kërkojnë Ebolen t’i japin ndonjë lekë’

MESAZHI I BRAÇES
Si oligark qe jam,
po ndjek ujin ne Degen e Krutjes, Degen e Terbufit, Degen e Lushnjes,
parcele me parcele, kudo.
Rrapeza qe ishte problem, u zgjidh!
Me radhe kudo per te ndihmuar bujqit ne punen e tyre.

Keta te tjeret,
domethene partia e te varferve dhe te varfrit e zyrave te bujqesise, jane te zene;
Nje pjese po numerojne parate e dites,
te tjeret po kerkojne Ebolen ti japin ndonje lek!

Nga mitingu i LSI-së, presidenti Meta tha dje se viktima e parë e sëmundjes së Ebolës ka qenë PS-së, e cila sipas tij nuk është më forca që ai përfaqësonte dikur. “Ne nuk pranojnë deputetë me rekorde kriminelë. Ata i promovoi Rilindja, ne promovojmë të rinj dhe të reja. atdhetar, familje të thjeshta të Tiranës. Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria lë një brengë në familje. LSI do jetë forcë e parë pasi ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen. Mirë në Sierra Leone ka pasur luftë cilivile, dhe ka një sëmundje që quhet Ebola, po këtu ça ka? Ne kemi nj sëmundje të tmerrshme t ë vlerave më të mira, shoqërorë, Ebola jonë quhet Rilindje. Viktima e parë e kësaj Ebole ka qenë PS-ja, një parti me vlera të shkëlqyera që nuk ekziston më. Pasi është parti a e Rilindjes që e ka zëvendësuar atë”, pohoi Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: