Ergys Kaçe ka gjetur golin e parë në kampionat me PAOK që pas rikthimit të tij në janar nga skuadra çeke e Plzen. Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi të parin në fitoren e thellë 5-1 të skuadrës së tij ndaj Korfuzit.

Për Kaçen ky ishte një nga sezonet më të dobët deri më tani në karrierën e tij, por me golin e shënuar sot, 23-vjeçari tregon se cilësitë për t’u rikthyer nuk i mungojnë.

1-0 Ergys Kaçe Goal -PAOK 1-0 Kerkyra– 30.04… by GSBN
Mesfushori shqiptar, i cili ishte titullar në këtë duel, shënoi si rrallëherë një gol me kokë, duke përfituar nga asist i Henrikes.

Ndërkohë, goli i Andi Lilës nuk i shërbeu shumë PAS Janinës në barazimin 1-1 ndaj AEK të Athinës. Skuadra e tij nuk kishte pretendime në këtë fund sezoni, ku gjendet në mesin e tabelës, ndërsa edhe kundërshtari kishte siguruar pjesëmarrjen në play-off.
andi-lila-470x311
Kujtojmë që kampionati helen i futbollit ka mbyllur sot sezonin e rregullt duke i hapur rrugë ndeshjeve të play-off që të çojnë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb