Nga: Brikena Metaj
GJIROKASTER- Një koleksion topash të periudhës së Ali Pashës janë ekspozuar sipas një koncepti të rinovuar në kalanë e Gjirokastrës.
Ndërhyrja konservuese zgjidhi fillimisht situatën e mirëmbajtjes së tyre dhe më pas objektet u vendosën mbi shtretër druri të improvizuar në oborrin e Muzeut.
Hapësira është konceptuar me vizitorin në qendër, ndërsa tashmë e gjithë kalaja do të pajiset me sinjalistikën orientuese dhe shpjeguese për vizitorët.
Ceremonia e inaugurimit të këtij projekti është bërë në 12 vjetorin e Gjirokastrës në UNESCO. Armatimet gjendeshin prej vitesh në inventarin e Muzeut të Armëve në kala dhe për ta mungonte sipas specialistëve hapësira e respektit dhe ekspozimi i duhur.
Armatimet e stilit britanik kanë qenë një dhuratë për Ali Pashën prej gjeneralit britanik Williams.
Suporti për Ali Pashën ishte një nxitje për luftërat çlirimtare prej otomanëve në Ballkan.
(m.a/BalkanWeb)