Vjen një lajm i mirë për mbi 1.6 miliardë përdorues të rrjetit social “Facebook” të cilët po ashtu janë fansa të GIF-ave. Gjiganti social së shpejti do të mbështesë edhe fotot e lëvizshme të formatit GIF.

Si fillim, përdoruesit do të mund të postojnë GIF në komente.

“Secilit i pëlqen një GIF i mirë dhe ne e dijmë se njerëzit dëshirojnë të kenë mundësinë t’i përdorin ato në komente”, ka bërë të ditur një zyrtar i Facebook.

“Kështu, ne jemi duke testuar opsionin e postimit të GIF në komente, mirëpo po e ritheksojmë se tani për tani ky është vetëm një test.”

Fillimisht, tipari do të jetë i mundshëm vetëm për një numër të vogël të përdoruesve në Facebook dhe nëse ata e vlerësojnë pozitivisht, funksioni do të shpërndahet tek të gjithë përdoruesit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: