TIRANË-Arben Ristani i sapozgjedhur numri 2 i Partisë Demokratike sot është fotografuar teksa konsumonte një kafe me miq në ambientet e selisë së PD. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike duket e ka marrë me zell të madh postin e ri që iu besua me votim nga Këshilli Kombëtar i PD, ndaj ka vendosur që takimin e parë ta realizojë në kafe. Miq të tij si Kadilli e Halimi ndodhen pranë tij dhe diskutojnë mbi zhvillimet e djeshme, ku emra të rinj hynë për herë të parë në strukturat drejtuese të PD dhe emra të vjetër e shumë të njohur si Astrit Patozi, Jozefina Topalli e Sali Berisha nuk ishin kandidatë e jo më të votuar.

Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani fitoi dje me 101 vota, kundrejt Eduart Selamit me 76 vota dhe Enkelejd Aliebaj qe u votua me 85 vota.
Nga 270 anëtarë të Këshillit Kombetar te PD votuan 266, ku 13 persona munguan, dhe 3 fletë votimi u shpallën të pavlefshme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb