Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve ‘China Music Awards’ që u zhvillua në Macau.

Rita Ora u shfaq në qilimin e kuq me një fustan ngjyrë ari duke magjepsur të pranishmit, ndërsa më vonë pati edhe një veshje tjetër, raporton “Daily Mail”.

Rita Ora u vlerësua edhe me një çmim si këngëtarja me më shumë influencë në Kinë, pasi këngët e saj janë mjaft të dëgjuara. Për këtë çmim ka shkruar në rrjetet sociale edhe motra e Rita Orës, Elena e cila ka publikuar trofeun.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: