Andrea Konti dhe Elseid Hysaj janë dy mbrojtës të djathtë që menaxhohen nga Mario Xhiufredi. Në mediat italiane, emri i mbrojtësit të Atalantës përflitet si një transferim i mundshëm i Napolit gjatë merkatos së verës.

Mirëpo një gazetar italian pranë bergamezëve ka bërë me dije të kundërtën. Sipas Davide Rusos, është pikërisht prania e Hysajt që e pengon transferimin e Kontit te Napoli.

“Konti? Po ka interes edhe nga Napoli, por për momentin është më pranë kalimit të mundshëm tek Interi. Arsyeja? Rivaliteti me Hysajn. Do të donte që ta shmangte një dualitet të tillë që në fillim”, është shprehur Ruso./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb