Federata Italiane e Futbollit do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të sotme të ketë si president Karlo Tavekion. Pas tre raundesh votime, Tavekio mori një mandat të dytë drejtimi duke fituar kundrejt kundërshtarit të tij Karlo Abondi me 54% të votave.

Plani i Tavekios prej 11-pikash, në thelb kishte si objektiv kryesor ndryshimin e strukturës së kampionateve të futbollit në Itali, duke filluar nga Seria A. Tavekio ka në plan që të mbajë kampionatin me 20 skuadra, por të ndryshojë kuotën e rënies, duke e bërë që në fund të sezonit vetëm 2 të bien në Serinë B.
Carlo-Tavecchio--012
Ndërkohë, Seria B, gradualisht duhet të kalojë në 20 skuadra, me 2 që ngjiten në A dhe 3 që bien në Lega Pro. Niveli i tretë i futbollit italian do të pësojë ndryshe rrënjësore ku ndarja e 40 skuadrave në dy grupe është vetëm hapi i parë.

Klubeve të Serisë A do t’u jepet mundësia që të regjistrojnë skuadrat B në Lega Pro, por pa të drejtën e ngjitjes apo rënies nga kjo kategori, në mënyrë që të kenë mundësinë të përgatitin vetë futbollistët e të ardhmes dhe jo të huazojnë me dhjetëra lojtarë çdo vit në klube të tjera.

Ndërkohë, pjesë e planit është edhe ndërthurja e Fair Play Financiar për të gjitha klubet profesioniste, duke filluar nga sezoni 2018-2018.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb