TIRANE – Lidhja dhe ndarja e tyre ka qenë një ndër temat me të përfolura në mediat rozë. Besoj se ju shkon në mendje që po flasim për reperin Majk dhe bukuroshen nga Prishtina Majlinda Zeka.

Ata u ndanë kur Majlinda ishte shtatzënë. Por me ardhjen në jetë të djalit, mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Çifti po shihet shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata madje janë fotografuar nga Prive në një qendër tregtare, pasi kishin dalë nga një dyqan ku blihen orendi shtëpie, çka do të thotë se mundësia që ata të nisin një jetesë bashkë është më pranë se kurrë.

Dyshja e njohur tashmë edhe në rrjetet sociale e ndjekin njëri-tjetrin. Me siguri, djali i tyre Roan ka bashkuar dy prindërit…
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb