SPANJE – Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është shtatzënë shkruan El Mundo. E përditshmja spanjolle ka publikuar një intervistë me yllin e Real Madridit, ku ai ka pranuar se është në pritje të fëmijës së katërt dhe është mjaft i lumtur.

Nuk ka kaluar shumë kohë që CR7 u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo, nga një nënë surrogate. Gjithashtu futbollisti portugez është baba edhe i djalit shtatëvjeçar Cristiano Ronaldo Jr, i cili po ashtu është i lindur nga një nënë surrogate.

Që nga publikimi i një fotoje, në të cilën Ronaldo mbante dorën mbi barkun e Georginas, nisën spekulimet se ai do të bëhet sërish baba dhe tashmë diçka e tillë është konfirmuar.

32-vjecari ka treguar se sa i lumtur është që kur dy foshnjat kanë ardhur në jetën e tij. Pyetjes së gazetarit se a i ndërron pelenat fëmijëve Ronaldo i është përgjigjur, se edhe pse nuk është ekspert në këtë fushë mundohet ta bëjë këtë gjë.
(er/cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb