Të mërkurën Real Madrid fitoi një ndeshje deçizive në “La Liga-s” kundër Celta Vigo-s e cila i dha kreun e renditjes duke u larguar +3 nga Barcelona.
Sfida e prapambetur në transfertë me Celta-n pavarësisht se në fund prodhoi rezultatin 1-4, nuk ishte dhe aq e thjeshtë për t’u fituar.

Madje në momente të ndryshme pati shumë nervozizëm të prodhuar nga dyluftime të ashpra.
14951133500656-470x264
Sipas asaj që raporton “Goal.com”, këtë e vërteton më së miri biseda që Cristiano Ronaldo bëri me kundërshtarin Gustavo Cabral në fushën e lojës.
Pas një faulli të shkaktuar ndaj tij nga Gustavo Cabral, Ronaldo iu kthye argjentinasit me fjalë dhe gjeste. “Para… ti shumë… valixhe”, ishte reagimi i portugezit.

Ronaldo aludonte për ndonjë shpërblim të mundshëm të vendosur nga Barcelona për futbollistët e Celta Vigo-s që të ndalnin madrilenët në rrugën drejt titullit kampion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb