Një koment i sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku-t, në profilin e Cristiano Ronaldo-s i ka habitur të gjithë. Ylli portugez postoi një foto në llogarinë e tij në instagram dhe ndër të tjera ra në sy komenti i belgut.
cristiano-ronaldo-romelu-lukaku-instagram-comment_pe89mh4t7hjx1fvnezaq9o8b2
“Më vjen keq shoku, Messi është më i miri,”-shkruan Lukaku. Disa nga mediat angleze janë të sigurta se ky koment ka ardhur nga llogaria e vërtetë e sulmuesit, por hipoteza që ngrenë është se atij mund ti jetë hakuar adresa, raporton “Goal.com”.
romelu-lukaku-instagram-page-hack_1t4cq5tdfdafh1smu7wfse08g2
Gjithsesi edhe në rast se kjo është e vërtetë, Lukaku-t me siguri do t’i duhet t’a mohojë pasi ky koment nuk do pëlqehet nga tifozët e Manchester United. Ndonëse Ronaldo nuk përfaqëson më ngjyrat e klubit të tyre, ai mbetet një nga më të preferuarit e “Old Traford”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb