Cristiano Ronaldo edhe të hënën vazhdon të jetë në një gjendje shpirtërore shumë të mirë pasi ende vazhdon të festojë për triumfin në “Champions League”.
Sulmuesi portugez realizoi dy herë në fitoren e Ligës së Kampionëve për Realin që mposhti me rezultatin e përgjithshëm 4-1 italinët e Juventusit.

Ish-futbollisti i Manchester United ka postuar një video në rrjetin social “instagram” ku shihet në avionin e tij privat të këndojë e kërcejë së bashku me të dashurën Georgina Rodriguez dhe një shok, raporton “Daily Mail”.

Ronaldo pas finales u paraqit me një model flokësh të guximshëm.

“Ishte një premtim. E kisha premtuar këtë nëqoftëse fitoja “Champions League” dhe shënoja një gol. E bëra dhe u qetha”, u shpreh ai për Real Madrid TV.
“Gjithmonë përpiqem për të bërë më të mirën për klubin dhe gjërat po shkojnë si duhet. E vërteta është se numrat nuk gënjejnë. Reali mund të mbështetet gjithmonë tek unë.”
411939A800000578-4573332-Ronaldo_scored_twice_as_Real_Madrid_beat_Juventus_4_1_in_the_Cha-m-20_1496662295777
Ronaldo u cilësua si njeriu ndeshjes duke arritur edhe shifrën e 600 golave në karrierë kundër “zonjës së vjetër”. Ndërsa sezoni 2016-2017 i dha fitoren e 4-ër në një finale të “Champions League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb