Teksa po afrohet ndeshja e kthimit, ajo e para mes Rostov dhe Manchester United ka lënë mjaft shenjë tek djajtë.

Reth një javë më parë Manchester udhëtoi drejt Rusisë për të luajtur ndeshjen e 1/8 të Europa League kundër Rostov, por me mbërritjen e tyre në destinacion, anglezët u habitën nga gjendja e fushës ku do të luanin vetëm një ditë më brapa.

“Është e vështirë për mua të besoj se do të luajmë në këtë fushë, nëse ju mund ta quani atë një fushë futbolli”, u shpreh Mourinho para takimit. Dhe si duket ka patur të drejtë.

Për shkak të kësaj arsye në ndeshjen e së hënës për kupën e Anglisë kundër Cheksea, Manchesteri nuk kishte në dispozicion Rooney dhe Martial, pa të cilët do të duhet të bëjë edhe në ndeshjen e kthimit kundër Rostov.

“Rooney ka marrë një goditje në gju dhe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje, – tha Mourinho. – Po kështu edhe Martial është i dëmtuar dhe nuk përfshihet në planet e mia për sfidën me Rostov”.

Por si duket fjalët e “Special 1” nuk kanë përfunduar në veshë të shurdhër. Nga Rusia është konfirmuar se Rostov nuk mund t’i luajë më ndeshjet pritëse në stadiumin e tyre, pasi në këtë gjendje që është rrezikon dëmtimin e lojtarëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb