NGA GERILINA KODHELI

Ish-i dashuri shok?! Është një nga pyetjet më të shpeshta që një vajzë mund t’i bëjë vetes, e mbushur me pasiguritë se kjo nuk funksionon. Megjithatë, ky nuk është rasti i Roza Latit. Edhe pse ish-i i saj është bërë baba, ndërsa vetë ajo ka flirtet e saj, ruan ende një marrëdhënie miqësore me Stinen. Madje, prezantuesja do të “festojë” edhe “Shën Valentinin” me ish-partnerin. Më saktësisht Roza e ka ftuar Stinen në emisionin e saj radiofonik “Hangover”, që do të mbahet më 14 shkurt.

Ky fakt ka provokuar mjaft reagime, të cilave Roza u është përgjigjur, “Prandaj, e dashur, nuk je unë. E s’mund të jesh unë. Se do shumë b*th të jesh unë. Sepse unë guxoj”. Mund të themi se Roza është vërtet shumë e guximshme, por në këtë intervistë për “Bluetooth”, moderatorja na ka zbuluar një detaj që të gjithë e injoronim: Roza Lati është single.

“Partneri im është diskret në këto gjëra dhe unë nuk e përfshij fare. Mund të them që është fans i Nestit (Stines), i dëgjon dhe i pëlqen shumë këngët e tij”, ka thënë Roza një vit më parë, ndërsa sot tregon se nuk ka një të dashur, i cili mund të ankohet për praninë e Stines në emisionin e saj. “Jam single. Ende nuk kam dikë që të më ndalojë, apo të më kërkojë llogari”, ka thënë Lati.

Roza, ke lajmëruar fansat se për “Shën Valentin” do kesh të ftuar në emision ish të dashurin tënd, Stinen. Është e konfirmuar?
Stine ende nuk më ka kthyer përgjigje, është gjithçka në dorën e tij. Ai është këngëtar dhe varet nga angazhimet e tij në muzikë, koncertet që mund të ketë më 14 shkurt.

A bëhet xheloz i dashuri yt?
Unë nuk kam të dashur dhe nuk ka kush të bëhet xheloz. Ende nuk kam dikë që të më ndalojë, apo të më kërkojë llogari.

Në “Dance with me” u shfaqe pranë një djali, që u tha se ishte i dashuri yt. Do të thuash që jeni ndarë?
Jo. Unë kam një shok që më përkëdhel, por ai nuk është i dashuri im.

Kjo do të thotë qe jeni “Friends with benefits”?
Në fakt, nuk është në shumës është vetëm një. Nuk di se si ta quaj… Është shoku im.

Po flet për një lidhje pa impenjime?
Unë nuk kam të dashur, por kjo nuk do të thotë të qëndroj 5 vjet pa më prekur njeri me dorë. Ai është një mashkull që mund ta telefonoj kur dua.

Kur do na prezantojë Roza një të dashur?
Kur të takoj babain e fëmijëve të mi, atëherë po, do them që kam një të dashur, do kapemi prej dore.

Do festosh “Shën Valentinin”?
Kam katër oferta, janë katër meshkuj që duan të festojnë “Shën Valentinin” me mua. Më duhet të zgjedh. Është një djalë në punë, një në palestër dhe dy të tjerë, por ende nuk e kam vendosur.

Do vendosësh për atë që bën dhuratën më të mirë?
Edhe kjo mund të jetë një alternativë (qesh).

(BlueTooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: