Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rozana Radi ‘thyen’ heshtjen, flet publikisht për të dashurin: Kush është djali që më ka rrëmbyer zemrën

TIRANE– ‘Dorëzohet’ Rozana Radi. Kësaj here këngëtarja ka ndarë me publikun detaje nga lidhja e saj 4-vjeçare me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ Rozana ka folur për partnerin dhe bashkëjetesën. Këngëtarja ka pohuar se ka disa vite që bashkëjeton me të dashurin e saj, oficer të Policisë Gjyqësore.

“Po, ai është shoku im, është e vërtetë. Ne kemi disa vite që bashkëjetojmë. Ai punon në prokurori, por nuk është prokuror. Është oficer i policisë gjyqësore. Do të doja të mos e vazhdoja më. Ne e duam njëri-tjetrin. Jemi shumë mirë bashkë. Unë jam e lumtur. Kam gjetur veten. Lumturia është një fjalë e madhe, por jam njeri me këmbë në tokë. Kam gjetur veten”, pohon Rozana.

Nga ana tjetër Rozi nuk iu shmang dot pyetjes se çfarë e tërhoqi më shumë tek partneri i saj. “Ai ka një sens humori që i ngjet babit tim, ka karakterin e tim eti. Kjo është edhe gjëja që më ka bërë për vete”, theksoi ajo. Rozana u ndal tek fakti nëse ka plane për të ardhmen. “Unë propozim nuk kam marrë, por më pëlqen edhe kështu” -thotë ajo.
(ed.me/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 1 )

  • kur shikon Rudinen te beje emisione sociale.. te jen ndot.. nje femer qe ka shkuar gjithmone pas PORTOFOLIT.. dhe arriti deri aty sa u lidh me nje kafshe si Edi Rama, i cili nxirrte ne rruge nudo.. i bente nevojen ne dysheme dhe e urdheronte ta pastronte tani…
    ndersa per Rozanen, cte thuash.. uroj te mos e bezdisin silikonet brenda mishit te vet..

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.