FUSHE KRUJE- Lëvizja Socialiste për Integrim e ndali fushatën e saj këtë pasdite në Fushë-Krujë, ndërsa ish-kryetari i saj, Ilir Meta konfirmoi se do dilnin edhe këtu forcë e parë.

Ai akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe e bëri përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një 18-vjeçari mbështetës të LSI-së në Zharrëz të Fierit. Pas këtij tubimi ai tha se do nisej urgjentisht për në Zharrëz.

“Më vjen keq që jam vetëm fizikisht në Fushë-Krujë, mendjen, shpirtin dhe zemrën e kam tek një maturant në Zharrëz të Fierit, që voton për herë të parë. Një bandit që punon në Albpetrol me dy rilindas të tjerë, e kanë goditur me lopatë dhe levë pse voton për LSI. Kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi, të kryetarit të Rilindjes, që pasi mori peng partinë historike, pasi dështoi me puçin për të bërë reformë në drejtësi me keq seç bëri policinë e drogës, që i vuri bojën Shqipërisë në gjithë Europën, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, e mori, na e korruptoi Lulushin për ta përdorur kundër zgjedhjeve. Pas këtij mitingu do nisem për Zharrëz për të takuar Orgersin, të plagosur nga falangat e Edi Ramës. Përgjegjësinë e ka personale. Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës”,- shtoi Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb