NGA: Klodiana Lala & Xhensila Kodra
Gjykata e Tiranës u komunikoi masat e sigurisë katër të dyshuarve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të kryenin vrasjen me pagesë të aktorit Mishel Pela. Ervin Zallumi, i dyshuar si porositës i krimit do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg, edhe pse ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me plagosjen e Prelës në afërsi të gjimnazit “Partizani”. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për Shkëlzen Bucin, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në ngjarje. Por, ndryshe nga i vëllai, Miklari që të dielën u la në burg, Ermir Tola u la në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Ndërsa taksisti Trim Hidri u la në gjendje të lirë dhe sipas urdhrit të gjykatës, duhet të paraqitet në prokurori sa herë të jetë e nevojshme për rrethanat e hetimit. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dëshminë e njeriut që plagosi Mishel Prelën, Shkëlzen Buci.

DËSHMIA NE PROKURORI E SHKËLZEN BUCIT
Shkëlzen Buci pranoi të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllain e tij, i cili i kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje e rëndë. Ai ka rrëfyer për hetuesit se kishte 4 vite që njihej me Ervin Zallumin dhe kishin lidhje shoqërore.

Kohët e fundit ai kishte pasur një fatkeqësi, ku para një muaji i kishte vdekur i vëllai 25 vjeç nga një sëmundje e rëndë. Për shërimin e tij, së bashku me familjen kishte marrë borxh tek një fondacion 15 mijë euro dhe për shlyerjen duhet t’i paguante kompanisë 700 mijë lekë të vjetra në muaj, si dhe një shumë prej 15 milion lekësh të vjetra borxh personave të ndryshëm. Nga nëntori i 2016, ai kishte ngelur pa punë dhe pas pak kohësh ishte takuar me Ervin Zallumin dhe i kishte kërkuar që t’i gjente ky ndonjë punë, pasi ishte mirë nga ana ekonomike.
Lajmin e plote mund ta lexoni ne GSH.al:
 http://www.gsh.al/2017/07/25/rrefimi-i-riu-qe-plagosi-aktorin-me-vdiq-vllai-25-vjec-pse-pranova-ta-vras-mishel-prelen-per-80-mije-euro/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: