PATOS- Të tjera dëshmi vinë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Patos, ku një anëtar i LSI-së u sulmua nga militantë të PS-së.

Dëshmitar akular i ngjarjes ka qenë edhe babai i Orges Grembi, Kujtim Grembi. Ky i fundit tregon se si tre vëllezër rrahën dhe goditën me levë djalin e tij, teksa këta të dy punonin, dhunë të cilës nuk i shpëtoi as ai.
djali i dhunuar Fieri
“Ishim anës lumit, në Sheq. Vinë disa persona aty dhe i thonë djalit: “Për kë do votosh ti? Për LSI? Ne të q… ku…”. Personi që qëlloi ishte me dy vëllezërit, dhe iu çuan djalit ma goditën me levë (Ndërhyn djali: ‘Ishin të PS’. Njëri i theu celularin me lopatë. Celularin e kemi në polici. I kam dhe kushërinj ata. Votat këtu në këtë vend janë marrë kështu, por se besoj se do merren kështu. Atyre turp t’u vijë. Djali është anëtar i LSI, ka qef, bredh. Ç’punë ka ai që i ra çunit me levë. Kemi bërë të dy denoncim, se më goditën dhe mua. Ai që më goditi mua është kryetar i PS-së, ai të sharën e ka në majë të gjuhës. Ça ti bësh? S’ke ça bën. Po sikur të ma kishin goditur në kokë djalin? Ne duam drejtësi. Pa drejtësi nuk bëhet shtet. Si shtet me llafe kështu kot?”, rrëfehu babai i Orges Grembit, i cili u bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen, pasi duan drejtësi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb