Nga: Xhensila KODRA

Ka punuar 46 vite me përkushtim në radhët e Policisë së Shtetit. I ka rezistuar kohës së diktaturës, ndërsa ia ka ndalë mbanë ta kryejë detyrën e tij edhe në vitin e mbrapshtë të ‘97-ës, kur bandat bënin terror në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për dibranin Beqir Doçi, i cili ka pak ditë që ka dalë në pension. Me një pasion të madh për detyrat e operacionet që ka kryer, 65-vjeçari rrëfen për “Gazeta Shqiptare” momentet më të bukura, por edhe ato më të vështirat që ka hasur gjatë viteve të punës, si dhe për rastet kur qytetarët tentonin të ‘tradhtonin’ atdheun duke kaluar kufirin. Po ashtu, Doçi tregon edhe për një rast të ndodhur në ‘84-ën në Braçaj të Korçës dhe për të shtënat me armë për ta parandaluar atë.

Zoti Beqir, ju keni 46 vite punë në Policinë e Shtetit. Në çfarë moshe e keni nisur karrierën tuaj?

Karrierën e kam nisur si ushtar i shërbimit të detyrueshëm, në moshën 18 vjeç, në nëntor të vitit 1970. Gjatë kësaj kohe, duke qenë se unë isha një djalë i ri dhe me arsim të mesëm, m’u dha mundësia që të punoja si ndërlidhës në radiotelegrafist. Në atë kohë, unë fitova kursin në mënyrë të shkëlqyer dhe në vitin 1972, pasi mbarova shërbimin e detyrueshëm, m’u dha mundësia që në organet e Degës që Punëve të Brendshme të Dibrës të paraqisja dokumentacionin përkatës, meqenëse isha edhe me arsim të mesëm, dhe u pranua që të filloja punë duke milituar në shërbimet e kufirit. Nga ajo kohë, duke më bërë një vlerësim rreth 1 dekadë që unë punova në Dibër me përkushtim duke qenë se isha edhe një qytetar i atij vendi, nga Dibra shkova në shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme. Mbarova arsimin e lartë dhe më çuan oficer si komandant në 3 poste kufiri në Korçë. Atje kam gjetur një efektiv të shkëlqyer, por edhe banorë që na mbështesnin, pasi edhe ata i njihnin rregullat e kufirit. Atje kam punuar për 2 vite, dhe u vlerësova për punë të mirë, e më pas mora një ngritje si anëtar i shtabit, shef në Tropojë, për kufirin. Në Tropojë kam punuar për 6 vite. Aty gjeta djem më të rinj sesa unë, të cilët më kanë ndihmuar në punën time. Pas 6 vitesh punë atje, ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, në një takim që bëri me ne më pyeti se ku doja të punoja. Por unë, në vend që të zgjidhja Durrësin apo Tiranën, që ishin vende më komode për familjen dhe fëmijët e mi, zgjodha të shkoja në vendlindjen time, në Dibër. Atje punova si komandant i kufirit. Në fillimin e proceseve demokratike kam ndjerë punën më të vështirë që mund të kem pasur ndonjëherë. Në 1997-ën ishte një kohë e jashtëzakonshme, dhe e them me bindje se jam i vetmi oficer policie në republikë që nuk e kam hequr uniformën asnjë ditë. Në mes të bulevardit kam dalë me uniformë dhe të gjithë dibranët më përshëndesnin.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/08/19/rrefimi-i-beqir-docit-46-vite-ne-polici-si-ja-shpetova-jeten-shkelesit-te-kufirit-ne-vitin-84/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: