FUSHË ARRËZ- Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i pesti në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës ka zgjedhur të bëjë fushatë në mënyrën e tij.

Me anë të një videoje të postuar në profilin e Facebook-ut, Ndoka ka pyetur një të moshuar nga Fierza për mendimin që kishte për kryeministrin e vendit.

Dëgjoni videon për të kuptuar më shumë:

Nard Ndoka: Si po të duket ky Edi Rama në këtë fushatë?

Shpend Gjoka: Mua Edi Rama më duket burri më i lodhuni si mund të kenë kanë kryeministr në Shqipëri. E dyta, të tana me pas, si s’ka kurrë send të mirë. Duhet me dal një kryeministër me tuta? Unë nuk dal as në lagje jo me shëtit gjithë Shqipërinë. Ky nuk meriton për kryeministër, por me e rras në biruc të burgut.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: