Një prej zjarrfikësve të ngarkuar me fikjen e flakëve të mëdha që shkrumbuan një pallat të tërë 27-katësh në Londër të Anglisë, ka treguar se kjo ishte hera e parë që ai ishte frikësuar në punën e tij.

Leon Whitley, 34 vjeç, ishte një nga të parët zjarrfikës që mbërritën në vendngjarje sapo kishte rënë zjarri rreth orës 1.45 të mëngjesit të së mërkurës.

“Zakonisht eci mes për mes zjarrit i kujdesshëm por jo i frikësuar. Kjo ishte hera e parë që unë kam pasur frikë,” tha ai për “The Sun”.

“Britmat e njerëzve ishin të tmerrshme. Nuk do t’i harroj gjithë jetën time. Është shumë e rëndë kur ke njerëz që kërkojnë ndihmë urgjentisht dhe ti nuk i ndihmon dot se as nuk arrin t’i shohësh,” tha ai.

Ndërkohë, autoritetet konfirmojnë se numri i personave të zhdukur është 76, ndërsa vijon puna për kërkimin e për gjetjen e tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb