Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka rrëfyer në studion e “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu një detaj shumë interesant të njohjes me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi por edhe karakterin që ka ajo, çka siç tha ai, e tërhoqi dhe e tërheq edhe sot

“Takimi me Monikën ka ndodhur në zyrën e Musa Ulqinit. Ishin shumë studentë aty. Ajo ishte më ë vogla, vetëm 17 vjeç. Njëri thoshte do sjell 20 studentë, njëri 30…Monika tha unë të sjell 300. Kur tha unë do sjell 300 të gjithë u habitën, çfarë thotë kjo. Por i solli. Organizoi lënien e shkollës te Petro Nini dhe erdhi. Mua Monikën më duket sikur e njoh sot. Dhe nuk ka ndryshuar fare që nga ajo kohë. Nuk jam bërë asnjëherë pishman. Të mendosh për sfidat që kam kaluar unë, të kesh një grua që të thotë mos e bëj këtë apo atë… Monika është një frymëzim në momentet të vështira. Ajo mund të ishte cfarëdo sot në Shqipëri sot po të mos ishte bashkëshortja ime”, – ka rrëfyer Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb