Deputetja e Partisë Majlinda Bregu, e ftuar në studion e emisionit ‘Pasdite”, nuk i shpëtoi dot tundimit për të folur për politikën.
19366140_1040984699366116_390317902861453782_n
Ndonëse rrëfimi i saj ishte i fokusuar tek jeta personale dhe familjare, ajo nuk e kurseu një mesazh për liderët e partive politike. Bregu thotë se gjëja e vetme që e bezdis është boshllëku i njeriut të politikë.
19366244_1040984672699452_2455966990512544573_n
“Politika më përpiu tërësisht. Politika të përpin. Edhe këtu ke nevojë për të ruajtur balancat. Mua me bezdis shumë sot boshllëku i njeriut të politikë. Brezi i sotëm ka dëshirë që ti marri gjërat rehat. Kur them këtë kam parasysh njerëz me zgavër bosh. Mua më shqetëson prezenca e boshllëkut të njeriut në shoqëri. Ne vit pas viti po i largohemi figurave model. Këto të rinj që brohorasin sot me kujtojnë njeriun e ri në kohën e komunizmit”, tha Bregu.
19420483_1040984752699444_7171977475135736381_n
Ndërsa tërheq gjithmonë vëmendje me veshejet e saj gjatë fushatës, Bregu ndau me publikun edhe një koment që i shite bërë një qytetare. “Unë shkova dhe takova banorët tek Bregu i Lumit me një fund me lule, duke u premtuar aty se do t’u zgjidhej halli. Me ngrihet një zonjë e komuniteti rom që kishte lidershipin aty dhe kishte mbledhur të gjitha gratë e tjera dhe u thotë atyre se kjo qenka e dorës sonë sepse qenka e veshur me fustan me lule” tha Bregu.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: